Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Socialistët vendosin sot me referendum për mandatin e Ramës

Socialistët vendosin sot me referendum për mandatin e Ramës
April 09
07:43 2016

Ka filluar që në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllet rreth orës 16:00 referendumi për kreun e partisë. Të gjithë anëtarët e PS-së, në të gjitha qarqet do të votojnë rreth pyetjes: “Kur Partia Socialiste ëshë në qeveri dhe kryetari i saj është zgjedhur kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit?”

Të drejtën e votës në referendum do ta kenë të anëtarësuarit që janë bërë pjesë e Partisë Socialiste deri më31 dhjetor 2015. Kjo, sipas drejtuesve të PS-së, është bërë për të shuar zërat se ka pasur anëtarësime të manipulueshme gjatë këtyre muajve.

Rregulli është që referendumi të konsiderohet i vlefshëm duhet të votojnë më shumë se gjysma e 81.572 anëtarëve me të drejtë vote brenda PS-së.

Rezultatet përfudimtare priten të dalin në mesditën e së dielës.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje