Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trump për ngjarjen në Orlando: “Ata janë këtu sepse ne i lejuam të shpërnguleshin në SHBA”

Trump për ngjarjen në Orlando: “Ata janë këtu sepse ne i lejuam të shpërnguleshin në SHBA”
June 14
11:05 2016

Donald Trump ka reaguar për ngjarjen në Orlando duke akuzuar të gjithë politikëbërësit e ligjeve të emigrimit deri  tani, të cilët kanë lejuar në masë hyrjen e personave të ndryshëm për të filluar jetën e tyre në SHBA.

“E vetmja arsye se pse vrasësi i Orlandos ishte në Amerikë është sepse ishim ne që e lejuam familjen e tij të shpërngulej këtu. Ky është një fakt dhe është nga ato fakte që ia vlen të flasësh. Nuk mund të vazhdojmë më të lejojmë me mijëra njerëz të vijnë në vendin tonë çdo ditë, shumica prej të cilëve kanë në mendje apo bëjnë të njëjtën gjë që bëri ky vrasës. Ligjet për emigrimin në SHBA i japin presidentit fuqi për të lejuar ose mos lejuar grupe të caktuara njerëzish të hyjnë në vendin tonë. Sigurisht ne do të qëndrojmë një shoqëri e hapur dhe e lirë, por nëse duam të jemi të tillë atëherë duhet të kontrollojmë edhe kufijtë.  Hilary Clinton tha: “Myslimanët janë paqësorë dhe tolerantë dhe nuk kanë lidhje fare me terrorizmin. Kjo është Hilary Clinton”. Unë nuk i dua ata në vendin tonë”, – ka qenë fjala e plotë e Donald Trump, i cili duket i vendosur që nëse bëhet presidenti i ardhshëm i Amerikës do të kontrollojë kufijtë duke mos lejuar prurjen e emigrantëve siç është bërë gjithë këto vite në vend.

Shperndaje