Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tahiri: Strazimiri ka dorëzuar sot pistoletën

Tahiri: Strazimiri ka dorëzuar sot pistoletën
March 30
10:03 2016

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka njoftuar sot personalisht se Gent Strazimiri e ka dorëzuar armën që mbante me vete gjatë protestës së shoqërisë civile dhe opozitës në parkun e liqenit.

Këtë deklaratë ministri Tahiri e ka dhënë ndërkohë që zhvillonte një takim me të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve në Shqipëri.

Në fund të fjalës së tij, pasi lajmëroi për dorëzimin e armës së Strazimirit, ministri Tahiri bëri me dije se asnjë deputet, zyrtar apo gjykatës, nuk duhet të ketë më askes ndaj një arme zjarri.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje