Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tahiri për kërcënimin ndaj Blushit: Tu drejtohet instancave përkatëse

Tahiri për kërcënimin ndaj Blushit: Tu drejtohet instancave përkatëse
May 19
22:54 2016

I ftuar në emisionin “Opinion”, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u pyet fillimisht lidhur me deklaratën e sotme të deputetit socialist Ben Blushi, në foltoren e Kuvendit. Ky i fundit deklaroi se ishte kërcënuar nga kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, përmes një mesazhi telefonik.
I pyetur për masat që ka ndërmarrë lidhur me këtë rast, ministri Tahiri tha se menjëherë më pas e kontaktoi deputetin Blushi dhe i kërkoi tu drejtohet instancave përkatëse, Prokurorisë, për shkak se ky kërcënim përbën vepër penale.
Ministri i Brendshëm theksoi se nuk është detyrë e tij të marrë masa për këtë kërcënim, pasi kjo nuk është detyrë e tij. I pyetur nga moderatori Fevziu lidhur me këtë problematikë që sa vjen dhe theksohet më shumë, për shkak të rasteve në rritje të kërcënimeve ndaj zyrtarëve të lartë, ministri tha se kjo situatë është e trashëguar që prej pushtetit të kaluar dhe nuk është diçka e re. Nëse një kërcënim përbën përbën një rast serioz, ai duhet hetuar nga institucionet përkatëse.
Pyetjes lidhur me pajisjen e përgjimit që ka hyrë në Shqipëri, Ministri i Mbrojtjes iu përgjigj duke thënë se kjo pajisje nuk përgjon, është pajisje e ligjshme dhe është përdorur për trajnimin e disa operatorëve të policisë vendase. I pyetur nëse është marrë leja në Prokurori për futjen e kësaj pajisje brenda vendit, ministri thjesht deklaroi se ajo është përdorur mbi bazën e një marrëveshje të firmosur në 2007-n nga presidenti Nishani, në atë kohë ministër i Brendshëm.

Etiketimet
Shperndaje