Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sot themelohet partia LIBRA. Por cila është ajo?

Sot themelohet partia LIBRA. Por cila është ajo?
November 01
10:58 2016

Për një vend relativisht të vogël si Shqipëria, numri i partive politike është shumë i lartë. 73 parti deri sot. Dhe një formacion i ri i bashkohet kësaj liste.

LIBRA ose Lista e Barabartë do të prezantohet zyrtarisht sot në orën 18:00 në Akademinë e Arteve në Tiranë. Kjo parti është nisur zyrtarisht nga 2 ish-deputetët e Partisë Socialiste, Ben Blushi e Mimoza Hafizi, të cilët tashmë do të konkretizojnë programin e tyre politik. “Njerëzit e lirë nuk kanë nevojë për ftesë”,-  shkruan në Facebook deputeti Blushi.

Por sa do të ndikojë ky formacion i ri politik? Cilat kategori dhe mosha të popullsisë do të synojë për të marrë vota dhe çfarë programi do të ketë konkretisht kjo mbetet për t’u parë. Gjithashtu interesant mbetet fakti nëse kësaj nisme do t’i bashkohen edhe deputetë të tjerë të Partisë Socialiste apo forcave të tjera politike.

libra-2

Ja disa detaje të kësaj nisme që Blitz.al ka mësuar nga anëtarë të kësaj lëvizjeje.

  1. LIBRA do të jetë një parti e qendrës, që do të ketë në fokus të saj arsimin, ekonominë e shtresat e mesme e të ulëta të popullsisë.
  2. Ngjyra e saj zyrtare do të jetë e verdha. Pra diçka larg ekstremeve të majta ose të djathta dhe ngjyrave të forta si bluja ose e kuqja.
  3. Kryetari i saj do të ketë mandat 2-vjeçar dhe nuk mund të zgjidhet më tepër se 3 mandate nga 2 vjet. Pra 6 vjet në total.

 

LIBRA në italisht përkthehet edhe peshore, çka na bën të mendojmë se ky emër, përveç librit si simbol, përfaqëson edhe një lloj peshoreje për forcat politike në Shqipëri.

Tashmë do të jenë 74 forca politike. A do të bëhet LIBRA faktor, apo do të jetë një tjetër flluskë sapuni partish interesash?

Mbetet për t’u parë në vijimësi. /Blitz.al/

libra-3

Komento
Shperndaje