Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sali Berisha: Koalicioni me LSI-në mund të ndodhë, ne kemi një traditë të mirë bashkëpunimi

Sali Berisha: Koalicioni me LSI-në mund të ndodhë, ne kemi një traditë të mirë bashkëpunimi
July 27
10:09 2016

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për “Tv Klan”, ka treguar se nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni midis PD-së dhe LSI-së. Kjo sepse, sipas tij, të dyja partitë politike kanë pasur një bashkëpunim shumë të mirë ose, siç ai e quan vetë, traditë të mirë bashkëpunimi.

“Unë absolutisht e kam vlerësuar dhe e vlerësoj si një zhvillim që kontribuoi në mënyrë të qenësishme në konsensusin e datës 22 korrik”, – ka thënë ish-kryeministri për LSI-në.

Këto deklarata janë mjaft domethënëse sepse vijnë fill pas konsensusit të arritur midis dy partive të cilat duhet thënë se kanë qenë në të njëjtin opinion lidhur me reformën në drejtësi. /blitz.al/

Komento
Shperndaje