Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfehet Hillary: Pas humbjes doja të mos dilja më nga shtëpia

Rrëfehet Hillary: Pas humbjes doja të mos dilja më nga shtëpia
November 17
15:40 2016

Pas humbjes që pësoi në zgjedhjet presidenciale amerikane përballë kandidatit Donald Trump të Partisë Republikane, Hillary Clinton ka rrëfyer për herë të parë se si është ndierë emocionalisht këto ditë.

E pranishme në një aktivitet për fëmijët, Clinton tha: “Shpesh e vetmja gjë që kam dashur të bëj këtë javë ishte të rehatohesha në shtëpi, me një libër të mirë, me kafshët shtëpiake e të mos dilja më nga shtëpia”.

Por gjatë fjalimit që mbajti, Clinton nuk u shfaq e dorëzuar dhe foli pozitivisht edhe për të drejtat e grave e fëmijëve, duke kujtuar edhe nënën e saj.

Clinton tha se do të donte të takonte nënën e saj dhe t’i thoshte se ajo, vajza e saj, ia kishte dalë mbanë, ishte realizuar si femër.

Clinton i shprehu këto fjalë pasi nëna e saj ka qenë e braktisur që në fëmijëri dhe ka qenë gjithashtu objekt i abuzimeve në vogëli. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje