Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Revoltohet Mesila Doda kundër martesave gay: Unë nuk e votoj reformën në drejtësi!

Revoltohet Mesila Doda kundër martesave gay: Unë nuk e votoj reformën në drejtësi!
July 07
17:25 2016

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, është revoltuar në foltoren e Kuvendit për sa u përket martesave të së njëjtës gjini. Duke qenë se me reformën e re në drejtësi do t’i jepet rrugë martesave gay ajo ka thënë se nuk do të donte të votonte për një reformë e cila shkon për përkeqësimin e traditës së familjes shqiptare.

Madje në tone të larta ajo ka pyetur deputetë të maxhorancës, të cilët ndjekin ritet fetare, nëse ata do të donin ta shkatërronin familjen shqiptare me ligjin pro martesave gay.

“Ju, Ledi Shamku, që shkoni në meshë; ju, Fidel Ylli, që shkoni në teqenë e Baba Tomorrit; ju, Esmeralda Shkjau që mbani Ramazan; ju, Monika Kryemadhi që keni ndarë me mua Krishtlindje e Pashkë; ju, Mimi Kodheli, do të qëndroni në qeveri dhe në një parti që kërkon të zhbëjë familjen? Ju, Erion Veliaj, që ju vuri kurorë pastori, do të donit t’u vinte të njëjtën kurorë homoseksualëve?” – ka thënë mes të tjerash deputetja Doda.

 

Shperndaje