Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagon Majlinda Bregu: “Zgjedhja e Bashës ishte gabim, unë votova Olldashin!”

Reagon Majlinda Bregu: “Zgjedhja e Bashës ishte gabim, unë votova Olldashin!”
September 17
10:05 2016

Deputetja Majlinda Bregu, në emisionin “Oktapod”, ka treguar mbrëmjen e djeshme se zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të PD-së ishte një gabim. Madje ajo ka rrëfyer se ka votuar të ndjerin Sokol Olldashi për të qenë kryetar i PD-së.

Ajo gjithashtu ka thënë se nuk do ta pëlqente një koalicion me Ilir Metën në zgjedhjet e ardhshme: “Unë vazhdoj të besoj se kjo qeveri – dhe ky duhet të jetë synimi i Partisë Demokratike – duhet të rrëzohet e tëra. Nuk mund të rrëzosh gjysmën e qeverisë dhe të presësh të fitosh nga gjysma tjetër e qeverisë. Të dy janë përgjegjës për situatën ku ndodhet vendi, për keqmenaxhimin dhe situatën ku ndodhen sot shqiptarët. Kjo duhet të jetë e vetmja linjë e PD-së. PD, të vetmen aleancë e ka me qytetarin. PD ka nevojë për të konsoliduar dhe për të marrë veten në rrafshin e të djathtës. Të munguar në këtë vend”, – ka përfunduar ajo. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje