Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagon ashpër deputeti i PD-së për zgjedhjen e drejtorit të RTSH-së

Reagon ashpër deputeti i PD-së për zgjedhjen e drejtorit të RTSH-së
May 06
14:31 2016

Fill pas zgjedhjes së Thoma Gëllçit si drejtor të Radio Televizionit Shqiptar, ka ardhur reagimi i një prej deputetëve të PD-së, Luçiano Boçi, i cili ka ironizuar zgjedhjen e Gëllçit, me anë të një statusi që ai vetë ka shkruar në profilin e tij në Facebook.

Duket se Boçit nuk i ka pëlqyer ideja se Gëllçi ka qenë kryeredaktor në gazetën “Zëri i popullit”. Ai është shprehur i revoltuar se televizioni do t’i kthehet “popullit” dhe se me shumë mundësi, sipas tij, do të duhet të emërohet “RTSH-Zëri i popullit”.

Më poshtë lexoni deklaratën e plotë të tij:

Luçiano Boçi - Facebook

Luçiano Boçi - Facebook
Picture 1 of 1

Komento
Shperndaje