Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama nga Uashingtoni: Çështja “Trump” është e rëndësishme, ka prekur Kosovën

Rama nga Uashingtoni: Çështja “Trump” është e rëndësishme, ka prekur Kosovën
April 14
21:50 2016

Kryeministri Rama, në një komunikim direkt nga Amerika me gazetarin Sokol Balla, foli mbi një çështje që shumë shpejt u përhap, duke u bërë lajm i diskutuar në të gjitha rrjetet sociale dhe portale të ndryshme.

Bëhet fjalë për kundërshtimin e hapur të Ramës ndaj kandidaturës së Trump për president të SHBA-ve, gjatë pyetjeve të një gazetari të CNN-it,  ndërkohë që kryeministri ndiqte takimet e njëpasnjëshme me zyrtarë të lartë. Kur Rama ka  argumentuar se sa i pakënaqur është që Trump po mund të hyjë në këtë garë, gazetari i është kthyer duke i thënë se kjo është një çështje që i përket Amerikës.

Rama ka sqaruar në “Top Story” se në fakt çështja “Trump” nuk është aspak e jashtme, sepse marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës janë marrëdhënie serioze e tepër të rëndësishme. Gjithashtu Rama thekson,se ai është ndier i prekur drejtpërdrejt nga Trump, kur ky i fundit ka folur haptazi kundër Kosovës, gjë që për Ramën është e patolerueshme.

Etiketimet
Shperndaje