Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama letër Bashës: Ne jemi gati, po ju?

March 31
12:26 2016

Gjatë konferencës së djeshme me komisionerin e BE-së, Johanes Hahn, kryeministri shqiptar ka bërë një ftesë për kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, që të lënë mënjanë disa konflikte mes tyre e të ulen në të njëjtën tryezë për një dialog të nivelit të lartë, ku të diskutohet, pa ndërmjetësimin e palës ndërkombëtare,  për çështje të rëndësishme të politikës në vend.

Këtë ftesë të bërë publikisht, paraditen e sotme Rama vendosi ta formalizojë duke e shkruar dhe e ka dërguar menjëherë te Basha.

Në fund të letrës, Rama shkruan se ka ardhur momenti për të pasur një lloj tjetër komunikimi mes tyre dhe duhet që bashkërisht të tregojnë civilizim duke ndërmarrë iniciativën e një dialogu konstruktiv.

Nuk dihet ende nëse do të ketë një përgjigje pozitive nga Basha, por ajo që dihet me siguri është se dëshira e njërës palë politike për dialog konstruktiv është një sprovë e re për politikën në vend.

Më poshtë lexoni letrën e plotë:

...

...
Picture 1 of 1

Komento
Etiketimet
Shperndaje