Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Plagosja e tri policeve në protestë, Veliaj: Mesjetare sjellja e opozitarëve

Plagosja e tri policeve në protestë, Veliaj: Mesjetare sjellja e opozitarëve
March 28
14:57 2016

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar ndaj tre policeve dhe prezencën e deputetit opozitar me armë. Në deklaratën e tij për mediat, pas vizitës në Spitalin e Traumës ku ndodhen tri punonjëse të Policisë Bashkiake, Ludina Sinani, Sonila Azemi dhe Doriana Kolgjinaj, ai e cilësoi si mesjetare sjelljen e mbështetësve dhe zyrtarëve opozitarë.

Ai ka reaguar edhe për prezencën e deputetit Gent Strazimiri me armë dhe shoqërimin e ish-deputetit Ndriçim Babasi.

“Nuk është e denjë që deputetët të mbajnë armë. Këta që kanë prirje për të shembur dhe të dhunuar të gjejnë një sport tjetër. Vetëm një kalama frikacak detyrohet të mbajë armë dhe të godasë gratë me grushte”, – u shpreh ai. Lidhur me shoqërimin e ish-deputetit, kryebashkiaku Veliaj tha se Babasi iu bashkua protestës pasi ka konflikt interesi pas mbylljes së parkingut te stadiumi “Dinamo”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës sulmoi liderin e opozitës duke thënë se ky kryetar opozite vetëm e shkatërroi këtë qytet. Ai theksoi se nuk do tërhiqet nga ndërtimi i këndit të lojërave.

Komento