Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

PD thirrje sipërmarrësve: Mos jepni fonde për projektin e stadiumit të ri, ne do ta anulojmë sapo të vijmë në pushtet!

PD thirrje sipërmarrësve: Mos jepni fonde për projektin e stadiumit të ri, ne do ta anulojmë sapo të vijmë në pushtet!
April 22
12:04 2016

Në një deklaratë për shtyp, zëvendësja e Partisë Demokratike ka shprehur haptazi pakënaqësinë e kësaj force politike lidhur me projektin që kryeministri Rama ka publikuar paraditen e djeshme për ndërtimin e një stadiumi të ri, duke e konceptuar këtë të fundit edhe me hapësira të tjera, si: qendër tregtare, hotel, bar, restorant dhe facilitete të tjera.

Zëvendësja ka thënë se plani paraqiste një qendër betoni, e cila e kthen stadiumin në qendër tregtare dhe e bën këtë çështje një arenë financiare dhe jo arenë sportive. Gjithashtu, ajo ka përmendur se ka pasur një mungesë transparence të plotë me publikun, pasi kryeministri e ka bërë fakt të kryer planin e tij në një vend historik e monumental të Tiranës.

PD thekson se ata kanë lajmëruar që në janar të këtij viti që do të ishte një plan anti-sportiv ai që qeveria po planifikonte për stadiumin e ri.

“Lajmërojmë të gjithë të interesuarit, bandat dhe sipërmarrësit që do të bëhen pjesë, se nuk e njohim dhe do ta anulojmë menjëherë këtë projekt sapo shqiptarët të na besojnë votën. Ne do të ndërtojmë një stadium olimpik, të ndërtuar me fonde publike dhe prioritet do të jenë sporti e spektatori, jo klientët e Ramës”, – ka mbyllur fjalën e saj zëvendësja e PD-së.

Etiketimet
Shperndaje