Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

PD largohet nga seanca parlamentare përpara votimit për Vetting-un

PD largohet nga seanca parlamentare përpara votimit për Vetting-un
August 30
19:32 2016

Vazhdon seanca plenare për ligjin e Vetting-ut. Partia Demokratike është larguar nga kjo seancë dhe nuk do të marrë pjesë në votim.

PD është larguar menjëherë pasi ka mbaruar fjalën deputeti Eduart Halimi. Halimi tha se ishte dakord me mbledhjen e 22 korrikut dhe kjo seancë e jashtëzakonshme do të sjellë dështime në politikë.

Pas largimit të PD-së ka folur deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko i cili ka thënë:

“Çdo gjë që opozita ka thënë janë vetëm justifikime. Procesi i vlerësimit së gjyqtarëve do të bëhet në 3 drejtime dhe ky proces është një provë thelbësore”.

Për pak minuta do të fillojë votimi për ligjin e Vetting-ut në Kuvendin e Shqipërisë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje