Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas Palokës, Roland Keta tenton të qëllojë Braçen

Pas Palokës, Roland Keta tenton të qëllojë Braçen
April 07
14:02 2016

Në një kaos total pas tentativave të deputetit Paloka për të qëlluar Erion Braçen, Kuvendi ka nisur sërisht punimet për rendin e ditës por kjo nuk ka bërë që tensionet të shuhen nëpërmjet palëve.

Kryeparlamentari Meta është munduar të zbusë situatën por pavarësisht kësaj opozita pushtoi foltoren e Kuvendit nga ku rinisën nga fillimi debatet dhe akuzat e mëparshme.

Në fyerje e sipër nëpërmjet palëve, Roland Keta, njësoj si Paloka pak më parë, ka rendur drejt deputetit Braçe për ta qëlluar. Garda ka treguar gadishmëri dhe e ka rrethuar sërisht deputetin socialist ndërkohë që Kryeparlamentari Meta ka lajmëruar ndërprerjen e seancës.

Komento
Etiketimet
Shperndaje