Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Paloka tenton të qëllojë Braçen, ndërhyn Garda

Paloka tenton të qëllojë Braçen, ndërhyn Garda
April 07
13:55 2016

Po vazhdon seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku janë nxehur gjakrat nëpërmjet dy palëve politike.

Pa kamera dhe mikrofona, ka ndodhur një sherr midis Erion Braçes dhe Arben Ristanit. Gjithashtu pjesë e debatit është bërë edhe ish-Kryeministri Berisha i cili ka ofenduar Braçen. Këta të fundit kanë  drejtuar ndaj njëri tjetrit fjalë banale dhe kaq ka mjaftuar qe deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka të tentojë të qëllojë Braçen.

Në këtë moment ka ardhur menjëherë Garda e cila ka rrethuar Braçen dhe janë siguruar të nxjerrin jashtë sallës së Kuvendit mediat që ndodheshin aty.