Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nishani për kanabisin: Do të thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Nishani për kanabisin: Do të thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare
November 01
13:38 2016

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, tha se do të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare lidhur me situatën e përkeqësuar të kanabisit në vend.

Ai e ngriti këtë shqetësim nga Shkodra, ku foli në një leksion të hapur në universitetin “Luigj Gurakuqi” të këtij qyteti. Nishani shtoi se fenomeni i kanabisit duhet të luftohet dhe për këtë duhet të ketë dëshirë nga të gjithë aktorët politikë e jo vetëm në vend.

Ndërkohë, ai foli edhe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE: “Shqipëria e meriton hapjen e negociatave dhe procesi i anëtarësimit duhet të vijojë. Të mos bëhen diferenca me vendet e tjera të rajonit”,- tha Nishani.

Komento
Shperndaje