Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nis seanca parlamentare, vijon përplasja Basha-Ruçi

Nis seanca parlamentare, vijon përplasja  Basha-Ruçi
October 12
10:58 2017

Seanca e sotme parlamentare nuk mund të mos niste ndryshe përveç se me përplasje dhe ofendime. Deputeti i PBDNJ Vangjel Dule ka kërkuar të shtyhet miratimi i projektligjit për minoritetet pasi sipas tij, raporti është dorëzuar dje dhe nuk është shqyrtuar. Ai deklaroi se po shkelet rregullorja e Kuvendit. Në mbështetje të Dules ka dalë edhe Partia Demokratike, por pavarësisht kësaj kreu i parlamentit Gramoz Ruçi e hodhi në votim dhe vijoi me rendin e ditës.

Pas kësaj ka ndërhyrë kryetari i PD-së Lulzim Basha i cili e akuzoi Ruçin për shkeljen e rregullores.

“Zoti Ruçi po e ktheni nga absurd, në qesharak e tragjik. Rregullorja fare qartë përcakton rregulloren e funksionimit. Detyra jote të zbatosh rregulloren. Fatkeqësi e madhe për vendin. Problemi i burrave e grave që nuk marrin mundimin të mendojnë por edhe problem i Shqipërisë. Nuk mund ta ndryshosh rregulloren me votë, mësoje këtë, zbato rregulloren. Mos i vër kazmën. Ndoshta e ke porosi si javën e kaluar”, deklaroi Basha. /Blitz.al/

Shperndaje