Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nis kthimi i refugjatëve sirianë në Turqi, Erdogan i vendos kushte BE-së

Nis kthimi i refugjatëve sirianë në Turqi, Erdogan i vendos kushte BE-së
April 08
07:52 2016

Një valë emigrantësh po kthehen nga Greqia në Turqi, pasi këto vende kanë arritur  një marrëveshje me BE për të reduktuar numrin e sirianëve që duan të shkojnë në Europë.

Sipas planifikimit të BE-së dhe Turqisë, çdo emigrant që do të futet ilegalisht në Greqi, duke filluar që tani, do të kthehet prapa në Turqi. Për çdo refugjat sirian që do të kthehet në Turqi, BE do të pranojë një sirian që ka bërë kërkesë të rregullt me dokumentacionet përkatëse.

Presidenti i Turqisë, Erdogan vazhdon t’i mëshojë faktit se Turqia do të respektojë këtë marrëveshje, por BE duhet të respektojë gjithashtu gatishmërinë e Turqisë duke i dhënë kësaj të fundit 3 miliardë euro shtesë, të përshpejtojë anëtarësimin në BE të vendit si dhe të bëjë të mundur udhëtimin pa viza për turqit brenda qershorit.

Megjithatë, kthimi refugjatëve në Turqi ka lënë të pakënaqur shumë turq, që ndihen të cënuar dhe të pasigurt.

Komento
Etiketimet
Shperndaje