Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministria Kodheli: Kongresi, festë e madhe e PS-së

Ministria Kodheli: Kongresi, festë e madhe e PS-së
March 19
10:42 2016

Ndërkohë që po mblidhen të gjithë delegatët dhe të ftuarit  për të nisur Kongresi i Partisë Socialiste, Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në një intervistë për News 24, e cilëson Kongresin një festë të madhe të partisë, sepse në të gjejnë mundësinë për t’u takuar e për të shkëmbyer mendime.

Pyetjes mbi mundësinë e referendumit që ka propozuar Rama apo të zgjedhjeve për kandidat të kërkuar nga Ben Blushi dhe mbështetur edhe nga gra të partisë, si Hafizi apo Dade, Kodheli i është përgjigjur se të gjitha mundësitë janë të hapura dhe janë të mirëpritura nga ajo, qoftë edhe ndonjë tjetër propozim që mund të vijë nga anëtarë të tjerë.

“Një opinion, një mendim ndrydhe nga një anëtar, nuk e shikoj nëse është thënë nga një grua apo burrë, vlerësoj pozitivitetin, rëndësinë që kanë. Është risi që ka kaq shumë gra në qeverisje. Lufta që kemi bërë deri këtu ka qenë e vështirë. Kaq shumë arsye për të festuar sot”,- është shprehur Kodheli në mbyllje të fjalës së saj.

Komento
Shperndaje