Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministri grek: Nuk kemi ligj lufte me Shqipërinë

Ministri grek: Nuk kemi ligj lufte me Shqipërinë
March 21
15:36 2016

Sot bëhen 20 vite nga firmosja e Traktatit të Miqësisë me Greqinë, ndaj janë takuar në Athinë dy ministrat e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias.

Të dy ministrat, në konferencën për shtyp, janë treguar të gatshëm të zgjidhin çdo problematikë të mundshme midis dy vendeve dhe siç është shprehur edhe presidenti grek, Prokopis Pavllopullos, duhet mbyllur kapitulli i të kaluarës në marrëdhëniet midis dy vendeve. Pakti i miqësisë që ka ekzistuar duhet të rinovohet dhe të përshtatet me situatat aktuale të dy vendeve.

Ministri i Jashtëm grek është shprehur se Athina është e gatshme të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Europës. Gjithashtu, ky i fundit theksoi se me firmosjen e Traktatit të Miqësisë lihen pas konfliktet e të kaluarës dhe fakti që të dyja janë vende të NATO-s i bashkon më tepër në të njëjtin vizion.

 

Shperndaje