Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Michelle Obama: Tani mungon shpresa

Michelle Obama: Tani mungon shpresa
December 17
10:12 2016

Michelle Obama ishte një ndër mijëra gratë në SHBA që luftoi fort që të zgjidhej Hillary Clinton presidente dhe jo Donald Trump.

Këtë herë ajo ka folur në emisionin e të famshmes Oprah Winfrey, ku rrëfeu pasiguritë e saj për presidencën e ardhshme, si dhe situatën aktuale dhe mbarimin e presidencës së bashkëshortit të saj.

Michelle tha se bashkëshorti i saj, Barack, i dha Amerikës shpresë me politikat e tij. “Diferenca ndihet tani. Po e kuptojmë se si ndihesh kur nuk ke shpresë. Shpresa është vitale për të gjithë. Çfarë mund të bësh nëse nuk e ke atë. Çfarë mund t’u ofrojmë fëmijëve tanë nëse nuk u japim shpresë?”- tha Michelle ndër të tjera.

Barack u thoshte njerëzve se gjithçka do të shkojë mirë, edhe kur nuk ishte. Ndërkohë që tashmë situata është krejt në kahun tjetër, pasi me Trump diçka e tillë nuk ka për të ndodhur.

Gjithashtu zonja e parë amerikane foli edhe për çështje të tjera, si nevojë për të mos u ndarë nga faktorë si raca, gjinia apo shëndeti.

Michelle Obama projektohet sot si një prej kandidaturave të mundshme për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje