Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meta: Nëse nuk votojmë me konsensus, Shqipëria nuk hyn në BE

Meta: Nëse nuk votojmë me konsensus, Shqipëria nuk hyn në BE
July 18
22:38 2016

Kryeparlamentari Meta po vazhdon të flasë mbi mënyrën se si duhet të votohet Reforma në Drejtësi të enjten në seancën plenare, e cila do të jetë një nga ditët më të rëndësishme të Kuvendit.

Meta theksoi se edhe nëqoftëse reforma kalon pa Opozitën, sërish do të ketë probleme për Shqipërinë të integrohet në BE. “Kjo është çështje që do konsensus sepse është çështje shumë e madhe, nuk duhet të kalojë vetëm me votat e qeverisë…” – është shprehur Kryeparlamentari.

Ndërkohë që ai vazhdon: “Personalisht jam shumë i qetë për Reformën në Drejtësi. LSI ka mbështetur gjithmonë ndryshimin në sistemin e drejtësisë. Ne duam stabilitetin e vendit dhe forcimin e institucioneve. Stabilitet i vendit do të thotë që kjo reformë jo vetëm duhet të votohet me konsensus por gjithashtu nuk duhet të lejojmë të ndodhë një situatë në Shqipëri si ajo në Maqedoni që është në një ngërç politik prej 1 viti”.

Më tej për marrëdhëniet midis Ilir Metës dhe zyrtarëve të Uashingtonit, Kreu i Kuvendit sqaroi: “Unë jam i bindur që marrëdhëniet e mia me SHBA kanë qenë dhe janë të shkëlqyera. Nëqoftëse ata kanë diçka me mua, i kam thënë ta çojnë përpara drejtësisë dhe unë jam i hapur të largohem nga politika nëse ata kanë të drejtë. Mbetem gjithnjë i hapur, le të investigojë edhe FBI-ja”.

Shperndaje