Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meta: Konflikti i shfrenuar politik na ka lënë pas. Ka edhe rrotacion demokracia…

Meta: Konflikti i shfrenuar politik na ka lënë pas. Ka edhe rrotacion demokracia…
July 28
20:29 2016

Në pritjen e organizuar nga Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj është pritur me pa durim  edhe fjala e Kryeparlamentarit Meta, duke marrë parasysh faktin se ky i fundit i la në gjysmë takimet në SHBA, vetëm për të sqaruar më tej për konsensusin mbi reformën.

Fillimisht ai ka falenderuar të gjithë ata që morën pjesë në konsensusin e arritur për reformën në drejtësi dhe shprehu mirënjohje si për partnerët ndërkombëtarë ashtu edhe për rolin e opozitës.

Ai mes të tjerash tha se ajo çka e ka lën pas gjithnjë Shqipërinë është një konflikt i shfrenuar politik ndaj dhe qeveria nuk duhet ta sulmojë më opozitën pasi edhe ajo ka qenë dikur opozitë dhe duhet të dijë gjithashtu se demokracia funksionon me rrotacion.

Meta gjithashtu inkurajoi opozitën që të vazhdojë të punojë për konsensusin sepse kështu do të tregojë edhe veten përpara BE-së duke i bërë mirë jo vetëm vetes, por çka është më e rëndësishmja, ti bëjë mirë Shqipërisë. /Blitz.al/

Shperndaje