Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meta fton Bashën për takim, arsyeja: reforma në drejtësi

Meta fton Bashën për takim, arsyeja: reforma në drejtësi
June 10
17:26 2016

Kryeparlamentari Ilir Meta ka ftuar zyrtarisht, me anë të një letre, kreun e PD-së, Lulzim Bashën, për një takim dypalësh lidhur me çështjen e reformës në drejtësi.

Ai është shprehur se reforma në drejtësi nuk është pjesë e kalendarit trejavor të punimeve të kuvendit, por sërish mbetet një temë mjaft e rëndësishme ndaj fokusi duhet të jetë i vazhdueshëm. Meta gjithashtu në letër ka shkruar se është i disponueshëm për të zhvilluar këtë takim kurdoherë që Basha të ketë mundësi përpara ditës së hënë.

Kjo letër zyrtare e Metës vjen pas takimit që ai bëri sot paradite me ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Më poshtë lexoni letrën e plotë dërguar kreut të PD-së:

 

...

...
Picture 1 of 1

Komento
Shperndaje