Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mesazhi i veçantë i Carla Brunit për bashkëshortin e saj Sarkozy

Mesazhi i veçantë i Carla Brunit për bashkëshortin e saj Sarkozy
November 21
12:06 2016

Ish-presidenti francez, Nikolas Sarkozy, i ka dhënë lamtumirën politikës, pas humbjes që thellë që pësoi në zgjedhjet primare të së djathtës në Francë.

Menjëherë pas daljes së rezultatit, Sarkozy ka reaguar duke thënë: “Nuk arrita të isha bindës. Për mua tani ka ardhur koha për  t’u marrë më tepër me pasionet personale sesa me jetën publike. Të uroj fat Francë!”- tha Sarkozy.

Pas këtij mesazhi, bashkëshortja e tij, modelja e famshme Carla Bruni, ka mbështetur bashkëshortin e saj me një mesazh special duke i shkruar: “Ndonjëherë të mirët humbasin. Bravo, zemra ime! Jam krenare për ty”,- i shkruan ajo në Instagram.

Sarkozy mori vetëm 20% të votave brenda partisë së tij, rezultat që e çoi në këtë vendim. /Blitz.al/

sarkozy

sarkozy-1

Komento
Shperndaje