Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbështetësi i Trump-it: “Të pëlqeu rezultati, o çifut gay?”

Mbështetësi i Trump-it: “Të pëlqeu rezultati, o çifut gay?”
November 29
16:59 2016

Njëri prej punonjësve të gazetës prestigjioze amerikane “Huffington Post”, i cili në prag të zgjedhjeve ka lobuar kundër Trump-it, ka marrë një letër me ofendime e kërcënime pa fund nga një mbështetës i Donald Trump, që i shkruan se ka qenë shok shkolle me të.

Në letër, gazetari Noah Michelson ofendohet me fjalët “çifut gay” dhe sipas shkruesit ai ka nisur një peticion për ta pushuar nga puna dhe për të hedhur në gjyq “Huffington Post” si një gazetë që loboi kundër Trump.

Ndërkohë, Noah i përgjigjet shkruesit, mbështetës ekstremist i Donald Trump: “Nuk surprizohem nga fjalët e tua, duke dëgjuar ato që thotë Trump, ke hak. Duket se që prej fitores së Trump-it, çdo racist, homofob, islamofob e ksenofob ka dalë në sipërfaqe lirisht. Megjithatë unë nuk e marr seriozisht letrën tënde, pasi ti nuk ke pasur guximin as të shkruash emrin tënd në fund të saj”.

Që pas fitores së Trump, disa figura publike, si gazetarë të mediave më të njohura në Amerikë, përfshi edhe Amanpour, kanë thënë se me të president shumë të drejta vihen në rrezik, përfshirë edhe gazetarinë e pavarur. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje