Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

LSI voton për kreun e ri

LSI voton për kreun e ri
November 06
12:19 2016

Lëvizja Socialiste për Integrim voton sot për kreun e ri të saj mes 3 kandidatëve, Ilir Meta, Përparim Spahiu, dhe Shezai Rrokaj. Në të gjithë vendin do të kenë mundësi të votojnë mbi 50 mijë anëtarë të kësaj force politike.

Zgjedhjet zhvillohen pas disa takimesh në bazë mes kandidatëve përkatës për të paraqitur programet e tyre mbi të ardhmen. Ka spikatur disa ditë më parë një deklaratë e Spahiut, i cili i mëshoi idesë se LSI pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duhet të vendosë kryeministrin, ndryshe nga çfarë është bërë deri tani, që ka shërbyer si forcë e dytë politike në qeveri.

Pritet që Ilir Meta, kreu aktual i kësaj force politike, të fitojë bindshëm në këto zgjedhje për të konfirmuar mbështetjen e plotë në bazë. Petrit Vasili, pas votimit tha: “Është e rëndësishme për të shprehur mendimin e gjithsecilit, pa asnjë kufizim. Sot është ditë e veçantë për demokracinë e LSI-së. Mijëra të rinj, të reja, gra e burra votojnë lirisht. Listat janë të ndara dhe të baraspeshta në aspektin gjinor edhe për pozicionet e organizimit të LSI-së”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje