Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Lajmi i fundit) Prokuroria dorëzon në kuvend kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit

(Lajmi i fundit) Prokuroria dorëzon në kuvend kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit
October 19
13:41 2017

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka paraqitur sot kërkesën për heqjen e imunitetit dhe ushtrimin e kontrollit për deputetin Saimir Tahiri.

Në shkresën dorëzuar sot në mesdite në zyrat e Kuvendit i kërkohet Komisionit të Mandatave miratimin e kerkeses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe kontrollin personal dhe të banesës së deputetit Saimir Tahiri.

Veprat penale për të cilat dyshohet ish-ministri i Brendshëm janë

1.Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

2.“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’’, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.   /Blitz.al/

 

Shperndaje