Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri Rama: Votoni Muharremin të shërojë Dibrën, Sheron nuk do e vija as magazinier

Kryeministri Rama: Votoni Muharremin të shërojë Dibrën, Sheron nuk do e vija as magazinier
September 09
13:26 2016

Dy ditë përpara zgjedhjeve vendore në Dibër, kryeministri Rama ka marrë pjesë në takimin përmbyllës elektoral. Në fjalën e Ramës nuk kanë munguar sulmet dhe ironitë për opozitën. Ai ka ftuar të gjithë dibranët të votojnë Muharrem Ramën, i cili do e shërojë Dibrën sepse kandidatin e PD-së ai nuk e sheh as si magazinier.

“Herën e parë u takuam në pallatin e sporteve. Ndjeva në çdo sekondë për Muharrem Ramën. Pas takimit në pallatin e sportit, PD bëri një deklaratë: Dibra e braktisi Edi Ramën, nuk kishte asnjeri në pallat. Sot unë nuk e prisja që ky shesh të ishte kaq i mbushur dhe kaq entuziast. Pas këtij takimi, PD do bëjë një tjetër deklaratë: Sheshi ishte bosh, Dibra e braktisi Edi Ramën! Por në fakt, qoftë në pallatin e sportit, qoftë në këtë shesh ju nuk jeni kaq të shumtë për Edi Ramën, por do të jeni pasnesër masivisht në votim për Muharrem Ramën. Sepse të dielën ju keni një zgjedhje shumë të qartë, midis dy kandidatësh që flasin vetë, mjafton t’i shikosh, t’i dëgjosh dhe t’i njohësh”, – tha kryeministri Rama. /Blitz.al/

Shperndaje