Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri Rama: “Dëgjoni mirë, vetëm këta janë artikujt e plehrave që do të importohen!”

Kryeministri Rama: “Dëgjoni mirë, vetëm këta janë artikujt e plehrave që do të importohen!”
September 23
13:38 2016

Duke qenë se ka bërë mjaft zhurmë ligji i kaluar në seancën plenare që është mbajtur dje, për importimin e plehrave në Shqipëri, kryeministri Rama ka vendosur të reagojë nëpërmjet një statusi në Facebook ku ka sqaruar edhe një herë se cilët artikuj do të importohen dhe se si ato nuk do të shkaktojnë asnjë problem në mjedisin tonë.

“Zhurma e orkestruar e atyre që duan të nxjerrin përfitime politike duke trembur njerëzit dhe e atyre që nuk duan të dëgjojnë po vetëm të flasin është edhe këtë herë një thikë e cila u ngulet pabesisht në tru njerëzve, që për shkak të tmerreve e poshtërsive që kanë parë apo pësuar në të shkuarën, e dëgjojnë këtë kor zhurmaxhinjsh profesionistë!

Ligji i votuar mbrëmë nuk ka asnjë lidhje me plehrat ogurzeza, por është vetëm një hap i natyrshëm dhe i domosdoshëm për të normalizuar situatën ligjore në lidhje me riciklimin e mbetjeve të listës së gjelbër të Bashkimit Europian; për të fuqizuar industrinë e lehtë të riciklimit me qëllim rritjen e përpunimit edhe të mbetjeve të vendit.

Dëgjojeni mirë: Falimentimi i kësaj industrie sot do të thoshte një Shqipëri më e ndotur nesër! Jo më kot e gjithë pjesa e shëndoshë e specialistëve të mjedisit dhe e ambientalistëve, që pasion ka mjedisin jo protestat pa arsye, kanë dhënë kontribut në hartimin e ligjit dhe e mbështesin atë.

Të tjerat janë broçkullat e radhës që dalin nga kazani i politikës së ulët të interesave të atyre që donin të digjnin në Shqipëri plehrat e importit”, – ka qenë fjala e plotë e tij./Blitz.al/

Edi Rama - Facebook

Komento
Shperndaje