Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kotzias viziton sot Tiranën, ja axhenda e vizitës zyrtare

Kotzias viziton sot Tiranën, ja axhenda e vizitës zyrtare
June 06
09:31 2016

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, viziton ditën e sotme Shqipërinë. Gjatë takimeve të planifikuara në Tiranë, pritet të diskutohen çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve.

Në axhendën e ministrit janë planifikuar takimi me homologun shqiptar Ditmir Bushati dhe më pas një konferencë e përbashkët për shtyp. Gjatë zhvillimit të këtij takimi, konkretisht në orën 09:00, pritet të protestojë Shoqëria Çamëria lidhur me çështjen çame dhe të drejtat e pronave.

Më pas ministri Nikos Kotzias do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Në ditën e dytë të vizitës zyrtare të tij, ai do të takohet me kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe me kryepeshkopin Janullatos. Mësohet se ai do të mbajë edhe një fjalim në Universitetin e Tiranës për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe të ardhmen e rajonit.

Veç çështjes çame, një tjetër temë që pritet të diskutohet është ligji i luftës i Greqisë.