Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Komisioneri Hahn, vizitë dhe dialog të nivelit të lartë Shqipëri-BE

Komisioneri Hahn, vizitë dhe dialog të nivelit të lartë Shqipëri-BE
March 30
09:04 2016

Paraditen e sotme ka nisur vizitën e tij zyrtare dyditore në Shqipëri komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Jonahes Hahn. Komisioneri ka nisur dialogun e nivelit të lartë me një takim me presidentin Nishani.

Pas diskutimit me kreun e shtetit, ai është drejtuar për në selinë e PD-së për të takuar kryetarin Basha.

Më tej me kryeministrin Rama, komisioneri do të bashkëdrejtojnë atë që quhet tryeza e dialogut.

Gjithashtu është parashikuar edhe një takim mes delegacionesh, ku pjesë e delegacionit të PD-së do të jenë: Eduard Halimi, Oerd Bylykbashi, Majlinda Bregu, Genc Pollo dhe Erjon Bogdani.

Gjithashtu Johanes Hahn ka të parashikuar në axhendën e tij edhe një takim me kryeparlamentarin Meta dhe kryetarin e Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Ai do të marrë pjesë edhe në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të rajonit që do të zhvillohet sot në qytetin e Durrësit.

Etiketimet
Shperndaje