Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërkesë për përjashtim të Berishës nga parlamenti, mblidhet sot Byroja e Kuvendit

Kërkesë për përjashtim të Berishës nga parlamenti, mblidhet sot Byroja e Kuvendit
April 22
11:34 2016

Deklaratat e djeshme në seancën plenare nga ish-kryeministri Sali Berisha, që u bënte thirrje shqiptarëve të pajisjen me armë, ka bërë që Partia Socialiste të hartojë një kërkesë për marrjen e një mase nga Byroja e Kuvendit për këtë rast.

Deputetët e PS-së kanë kërkuar të merret masë e menjëhershme edhe nga prokuroria për thirrjet që Berisha ka bërë në parlament sepse, sipas tyre, Berisha jo vetëm që ka shkelur rregulloren e kuvendit, por ka anashkaluar gjithashtu edhe kushtetutën.

Në bazë të kësaj kërkese, do të mblidhet sot Byroja e Kuvendit në orën 13:30 për të shqyrtuar këtë kërkesë të PS-së, për përjashtimin e deputetit Berisha për 10 ditë nga punimet parlamentare.

Komento
Etiketimet
Shperndaje