Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërcënohet Eduart Ndocaj: “Kujdes me fjalët se…”

Kërcënohet Eduart Ndocaj: “Kujdes me fjalët se…”
March 19
10:27 2016

Kërcënohet Eduart Ndocaj: “Kujdes me fjalët se…!”

Eduart Ndocaj, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ka folur për turbullirat brenda Partisë Socialiste dhe zgjedhjet në partinë ku ai aderon.
Përveç bindjeve të tij populiste dhe kundër Ramës, Ndrocaj ka bërë publik një kërcënim nga një llogari me emrin “Stafi i Edi Ramës” në rrjetin social Facebook.
Në mesazhin kërcënues shkruhet: “… Blushi do të digjet, është mandati i tij i fundit si deputet, mos u digj edhe ti!
Kujdes me fjalët që thua!”

Fundi i mesazhit mbyllet me inicialet E.F.
Sipas deputetit kaubojs, mesazhi i dërguar nga “Stafi i Edi Ramës” është dërguar nga Endri Fuga, këshilltar pranë kryeministrit Edi Rama, për shkak të mbështetjes që Ndocaj i ka dhënë dhe i jep Blushit kundër Ramës.
Deri tani nuk ka asnjë reagim as nga kryeministri e as këshilltari Fuga, gjë që për Ndocajn është pohim i asaj që është shkruar.

Kërcënohet Eduart Ndocaj: "Kujdes me fjalët se..."

Shperndaje