Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jep dorëheqjen ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto

Jep dorëheqjen ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto
September 02
11:56 2016

Pas largimit të Nasip Naços nga posti i ministrit të Drejtësisë, LSI ka larguar edhe Edmond Haxhinaston nga posti i ministrit të Transporteve.

Burime nga LSI për “News 24” kanë konfirmuar largimin, ndërkohë që kanë treguar se vendin e tij do ta zërë Sokol Dervishi, i cili është shef i kabinetit në Kuvend.

Ky ndryshim vjen fill pas një takimi që kryeministri Rama me kryeparlamentarin Meta kanë mbajtur përpara 3 ditësh.

Thuhet gjithashtu se Haxhinasto është parë të drejtohet në zyrën e Ilir Metës dhe ka thënë se është dorëhequr pasi do të angazhohet më tepër në parti. Nga ana tjetër, kryeministri Rama e ka falënderuar për kontributin e deritanishëm.

Shperndaje