Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Himarë: Tension në mbledhjen e këshillit bashkiak, përleshje mes banorëve

June 30
13:43 2016

Në mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës ka pasur përplasje fizike pasi disa persona kanë hyrë dhe kanë goditur këshilltarët të cilët po diskutonin për çështjen e regjistrimit të pronave.

Njëri prej banorëve është gjakosur dhe këtu situata është nxehur më tepër. Kryetari i Bashkisë Gjergji Goro ka ndërprerë menjëherë mbledhjen dhe është përpjekur të qetësojë situatën.

Sipas burimeve të News 24 thuhet se më herët banorët i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku ankohen se shtëpitë e tyre po rrëzohen prej planit rregullues pas të cilit, sipas banorëve, fshihen pazare të pista të zyrtarëve.

Prej tensionit të krijuar në vend janë parë edhe forca policore së bashku me ambulancën dhe nuk dihet ende nëse do të ketë një tjetër mbledhje për të diskutuar për pronat e këtyre banorëve të cilët janë shfaqur shumë të revoltuar.

Shperndaje