Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gratë politikane bien pre e kërcënimeve për përdhunim ose për jetën

Gratë politikane bien pre e kërcënimeve për përdhunim ose për jetën
October 13
19:48 2016

Ish-kryeministrja e Australisë, Julia Gillard, ka disa fjalë për të thënë për gratë që i futen politikës, duke u bazuar në përvojën e saj.

Politikania, e cila është mikeshë me Hillary Clinton, ka thënë se gratë e përfshira në politikë jetojnë me kërcënimet e përditshme të dhunës.

“Kërcënimet janë shumë të përhapura në politikë. Në herë e një kohë, për të kritikuar një figurë publike vendosnin emrin e tij në qendër të kritikave. Kurse sot kritikat marrin formën e kërcënimeve të detajuara me vdekje, kërcënime ndaj familjes miqve dhe stafit.  Gjithashtu kërcënimet e abuzimeve të dhunshme dhe përdhunimeve janë shumë të zakonshme”.

Gillardi shpjegoji edhe se një politikane femër pa fëmijë është e pamundur të fitojë çështjet e familjes. Madje ajo vetë është akuzuar si shterpë nga një senator i lartë.

Gillard shprehet shumë e zhgënjyer për sulmet që u bëhen femrave politikane dhe nuk është aspak dakord me këtë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje