Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata Kushtetuese rrëzon Xhelilin, Dibra në zgjedhje për kryetarin e ri

Gjykata Kushtetuese rrëzon Xhelilin, Dibra në zgjedhje për kryetarin e ri
August 01
15:08 2016

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shukri Xhelilit për ta shpallur të pavlefshëm shkarkimin e tij duke dashur që të kthehet sërish në detyrë.

“Pasi analizoi pretendimet e parashtruara nga përfaqësuesi i kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, në mbështetje të nenit 115 të Kushtetutës, si dhe të nenit 72 të Ligjit Nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, vendosi rrëzimin e kërkesës”, – ka publikuar sot Gjykata Kushtetuese.

Tani në Bashkinë e Dibrës pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri. /Blitz.al/

Shperndaje