Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gerti Bogdani: Në 19:00 te kodrat, të mbrojmë liqenin

Gerti Bogdani: Në 19:00 te kodrat, të mbrojmë liqenin
March 21
18:22 2016

Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, u ka kërkuar qytetarëve të bëhen pjesë e protestës në mbrojtje të parkut. Rreth dy orë më parë, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme në orën 19:00.

“…nuk e di a ka “Fate të kryqëzuara” sot, por di diçka: nëse njerëzit, qytetarët e Tiranës bëjnë sehir para televizorit dhe nuk ngrihen kundër betonit te parku i liqenit, me siguri që do gdhihen në “Fate të betonuara” nesër e për këtë nuk do ua ketë njeri fajin”, – shkruan Bogdani në Facebook.

Komento
Etiketimet
Shperndaje