Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Kryeministri Rama poston ‘selfie-n’ e vitit!

July 09
10:13 2016

Edi Rama - Facebook

Mbrëmjen e djeshme Kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen zyrtare në Facebook një ‘selfie’ me Presidentin e SHBA-së, Barack Obama. Të dy kanë pozuar shumë të qeshur dhe duket se e kanë shijuar shoqërinë e njëri tjetrit. “Përshëndetje nga Samiti i Natos” – ka shkruar mbi foton e postuar Kryeministri Rama.

Duhet të theksojmë se kjo fotografi e dy figurave politike vjen fill pas akuzave se Kryeministri Rama ka paguar një shumë parash për të bërë fotografi me Presidentin Obama përpara se të zgjidhej Kryeministër i Shqipërisë. Mesa duket ky i fundit ka dashur të “thumbojë” të gjithë ata që e akuzojnë duke bërë këtë herë një selfie, e cila duhet thënë se është një fotografi më konfidenciale se fotografitë që shkrepin në distancë fotografët.

Komento
Shperndaje