Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eduart Ndocaj: “Të largohet Ilir Meta dhe LSI!”, Meta: “Unë se njoh fare cili është Eduart Ndocaj”

Eduart Ndocaj: “Të largohet Ilir Meta dhe LSI!”, Meta: “Unë se njoh fare cili është Eduart Ndocaj”
July 18
22:48 2016

Ndërkohë që vazhdon të flitet për reformën në Drejtësi në studion e Opinion, gazetari Blendi Feviziu ndalon një çast bisedën për të lexuar një mesazh të ardhur nga deputeti Eduart Ndocaj.

Sipas Ndocaj, problemi i vetëm i qeverisjes është Ilir Meta dhe partia e tij që vjedhin vota dhe nuk janë të denjë për të qenë në krye të qeverisë. Ai thekson se do të realizohet një peticion, të cilin deputeti do të ndërmarrë si iniciativë personale për të larguar LSI nga instancat drejtuese të vendit.

Pasi lexohet ky mesazh me tone të ashpra nga ana e Ndocaj, Kryeparlamentari Meta përgjigjet qetësisht se nuk e njeh fare deputetin Ndocaj ndaj dhe nuk i intereson deklarata e tij.

Shperndaje