Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Edi Rama mirëpret Tony Blair në jug të Shqipërisë

Edi Rama mirëpret Tony Blair në jug të Shqipërisë
August 05
13:00 2016

Jemi mësuar që çdo ditë Edi Rama të zgjedhë një “Photo of the Day” (Foto të ditës) për të ndarë çastin më të veçantë të ditës së tij në rrjete sociale. “Fotoja e ditës” së sotme ka qenë  ndryshe nga të tjerat.

Përpara pak minutash, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shpërndajë me ndjekësit e tij në Facebook një fotografi direkt nga vila e tij e pushimit në Dhërmi. Por në këtë foto, ai shfaqet nën shoqërinë e mikut dhe këshilltarit anglez, Tony Blair.

Duket se larg nga diskutimet dhe etika politike, të dy janë shfaqur të veshur sportivë dhe në qetësi të plotë teksa janë ulur të drekojnë në natyrë. Me siguri Blair është i ftuari i kryeministrit për të kaluar bashkë këto ditë pushimi në plazhin e Dhërmiut. /Blitz.al/

Shperndaje