Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E fundit, Trump braktis biznesin për presidencën

E fundit, Trump braktis biznesin për presidencën
November 30
13:11 2016

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump që merr mandatin zyrtarisht në janar 2017, tha se do ta braktisë tërësisht biznesin e tij për t’u fokusuar te Presidenca.

Trump shtoi se e bën këtë veprim, pasi nuk dëshiron të ketë konflikt interesi. Më tepër detaje ai do të japë në 2 javët e ardhshme.

Trump ka raport të drejtpërdrejtë pronësie, ose aksioner në gati 500 kompani, disa prej të cilave edhe ndërkombëtare në Turqi, Katar dhe Arabinë Saudite.

Trump është Presidenti i 45-të i SHBA-ve, dhe njëri prej më të kontestuarve për shkak të deklaratave të tij që kanë ngjallur herë pas here debat në publikun amerikan dhe jo vetëm. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje