Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Duma akuzon Ramën: I dha 8.8 mln euro mikut për mirëmbajtjen e rrjetit dixhital

Duma akuzon Ramën: I dha 8.8 mln euro mikut për mirëmbajtjen e rrjetit dixhital
April 12
13:28 2016

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma, ka akuzuar kryeministrin Rama për një tjetër aferë klienteliste. Sipas saj, kreu i qeverisë i ka dhënë pa tender 8.8 milionë euro kompanisë IDEA-Tel, në pronësi të mikut të tij, me qëllim mirëmbajtjen e rrjetit dixhital të Radio Televizionit Shqiptar.

“8.8 milionë euro me një dorë, pa tender e pa garë.

Kjo është goditja e radhës e Edi Ramës që ka vendosur të ndajë këtë shumë marramendëse me oligarkët e tij, për mirëmbajtjen e rrjetit dixhital të Radio Televizionit Shqiptar.

Maxhoranca në Këshillin Drejtues të RTSH, nën urdhrat e Edi Ramës ka miratuar javën që kaloi këtë kontratë të dyshimtë, me vlerë 8.8 milionë euro.

Kontrata, e cila i është paraqitur këshillit drejtues që në muajin gusht të vitit 2015, paracakton si përfituese kompaninë IDEA-Tel, një firmë e afërt me ministra e deputetë të maxhorancës aktuale”,- deklaroi ndër të tjera Duma, e cila akuzoi kryeministrin për shpërdorim të parave të shqiptarëve, për uljen e ndihmës sociale dhe rritjen e papunësisë.

Etiketimet
Shperndaje