Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Trump largohet nga intervista pas pyetjeve mbi racizmin

Donald Trump largohet nga intervista pas pyetjeve mbi racizmin
October 21
10:21 2016

Ditën e enjte, Donald Trump është larguar nga një intervistë pasi e kanë pyetur mbi racizmin dhe videon e publikuar së fundmi, ku ai fyente femrat. E gjithë situata dëshmohet nga një video e publikuar nga televizioni NBC4.  Kandidati për president ishte duke dhënë një intervistë për kanalin me Colleeen Marshall. Gazetarja e ka pyetur Trump-in: “Nëntëmbëdhjetë ditë nga zgjedhjet, ju jeni etiketuar si një racist, ju jeni thirrur një seksist, si…”. Por kandidati nuk e ka lëmë gazetaren të mbarojë duke e mbyllur gjithçka me një: “Faleminderit shumë!”

Marshall u përpoq të vazhdonte intervistën duke i kërkuar Trump-it një përgjigje rreth kësaj.

“Unë jam personi më pak racist që e ke takuar ndonjëherë”,- deklaroi Trump. “Unë premtoj  dhe zotohem përpara mbështetësve të mi se do e pranoj rezultatin e zgjedhjeve… Nëse unë fitoj”,- ka përfunduar Trump dhe është larguar./Blitz.al/

Komento
Shperndaje