Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Trump u drejtohet votuesve me ngjyrë: “Çfarë dreqin do të humbni po më votuat mua?”

Donald Trump u drejtohet votuesve me ngjyrë: “Çfarë dreqin do të humbni po më votuat mua?”
August 20
09:19 2016

Kandidati republikan, Donald Trump, ka vazhduar fushatën e tij në komunitetet e votuesve afrikano-amerikanë. Këto komunitete kanë qenë edhe pika më e fortë e presidentit Obama në zgjedhjet e kaluara.

Por Trump ka shokuar në fjalimin e tij teksa ka thënë se shumica prej tyre janë të varfër, nuk kanë shkolla të mira dhe të rinjtë janë të papunësuar. Sipas tij, demokratët kanë dështuar në mbështetjen që ata i dhanë në zgjedhjet e kaluara.

Trump tha se nëse do të votojnë të njëjtët njerëz atëherë do të kenë të njëjtat rezultate. Në fund ai e mbylli fjalimin e tij me tone të ashpra, duke u kërkuar afrikano-amerikanëve votën: “Çfarë do të humbni po më votuat mua? Ju nuk keni asgjë! Po e përsëris, çfarë dreqin do të humbni po më votuat mua?”

Ai gjithashtu ka thumbuar Hillary Clinton-in duke thënë se “ajo më mirë do t’i jepte një vend pune një refugjati që sapo ka shkelur në SHBA, sesa të punësonte një njeri me ngjyrë që është bërë refugjat në vendin e tij”. /Blitz.al/

Shperndaje