Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Trump anullon vizitën në Londër, fajin e ka Obama

Donald Trump anullon vizitën në Londër, fajin e ka Obama
January 12
18:04 2018

Donald Trump ka anulluar vizitën e tij në Mbretërinë e Bashkuar pasi ai nuk dëshiron të hapë një ambasadë të re Amerikane në Londër.

Presidenti i SHBA fajësoi Barack Obama-n që e shiti truallin e vjetër për hiç gjë vetëm për ta ndërtuar në një vend tjetër për 1.2 bilion dollarë. Ai nuk e pëlqen vendin e ri dhe për këte arsye e anulloi vizitën.

Ndërrimi i vendit për ndërtimin e ambasadës në fakt është raportuar që në vitin 2008, përpara se Barack Obama të ishte president.

“Arsyeja pse unë e anullova udhëtimin e Londrës është se nuk më pëlqen që administrata Obama ka shitur per hiç gjë ambasadën me vendndodhjen më te mirë në Londër, vetëm për ta ndërtuar në një vend tjetër pa vlerë për 1.2 bilion dollarë. Biznes i keq. Dhe donin që une të prisja shiritin?-Jo!”

Vizita e Trump mendohej të pritej me protesta, gjë e cila gjithashtu mund të kete ndikuar në vendimin e tij. Megjithatë mendohet se do ketë edhe vizita të tjera në të ardhmen. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje