Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ditmir Bushati shtetit grek: “Mos ndërhyni në punët tona të brendshme! Himara s’është e juaja”

Ditmir Bushati shtetit grek: “Mos ndërhyni në punët tona të brendshme! Himara s’është e juaja”
July 01
16:24 2016

Pas dhunës midis banorëve të Himarës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak si pasojë e çështjes së pronave private, reagoi Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, duke kërkuar nga qeveria shqiptare të mbante qëndrim për çka kishte ndodhur dhe më së shumti të siguronte mbrojtjen e të drejtave të minoritarëve.

Fill pas këtij lajmërimi nga Athina, ka reaguar Ministria e Jashtme e Shqipërisë, e cila i bën thirrje Greqisë të mos ndërhyjë në punët e brendshme të vendit tonë, duke theksuar se nuk ka asnjë mundësi prej grekëve të pretendojnë se Himara është një hapësirë minoritare.

Në lajmërimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare thuhet se është e disata herë që autoritetet greke përpiqen të futen në punët e brendshme të Shqipërisë, duke rënë kështu në kontradiktë edhe me pretendimin e tyre për një fqinjësi të mirë me vendin tonë. Në të thuhet gjithashtu se si në të shkuarën, ashtu edhe në të tashmen nuk ka asnjë fakt se Himara i përket Greqisë e se kjo e fundit mund të ketë kompetenca mbi të.

Komento
Shperndaje